CNN: Shqipëria, ndër destinacionet kryesore turistike në 2011

Për përcaktimin e itinerarit tuaj, CNN jep rekomandimet e tre ekspertëve të udhëtimit; Robert Ried, editor udhëtimesh për “Lonely Planet”; Pauline Frommer krijuesi i guidave “Pauline Frommer's guidebooks”; dhe Martin Rapp, zëvendëspresident i shitjeve për kohën e lirë në “Altor”.
“Renditja e Shqipërisë në vendin e parë të 10 destinacioneve kryesore turistike të vitit 2011 sipas listës së ‘Lonely Planet’ mund të jetë surprizë për shumë persona, -shkruan CNN tek citon Robert Riedin-, por Shqipëria i jep turistëve një shije të Mesdheut pa zhurma dhe çmime të shtrenjta”.
Destinacioni i vërtetë në rritje është Gjirokastra, qendra historike e së cilës është në vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
“Gjirokastra është qytet me kalldrëme dhe me pallate të kohës Osmane”, theksoi Reid duke shtuar se “është një vend me atmosferë që ka shumë histori”.
Me plazhet piktoreske, ushqimet e shijshme dhe më një numër vendesh të trashëgimnisë kulturore, Shqipëria nuk do të jetë jashtë udhëve më të rrahura për një kohë të gjatë, thotë “Lonely Planet” në intervistën për CNN.
Pasi rekomandojnë Nju Jorkun, Zelandën e Re, Amazonën peruane, Barcelonën e Spanjës dhe Norvegjinë, ekspertët e CNN-it vënë theksin tek Shqipëria e cila lë pas vende si Japonia, Guatemala, Bullgaria, Italia, Brazili etj.
/Start/Fatjon Prroni/
2010-12-29 11:28
[