Berisha uron fëmijët e Shkodrës: 2011 vit i planeve të mëdha

Kryeministri iu uroi fëmijëve të Shkodrës dhe të mbarë Shqipërisë, një vit të mbarë, të bardhë dhe të gëzuar, ashtu siç ata e meritojnë.
Duke shprehur nderimin më të thellë, për të gjithë qytetarët e Shkodrës dhe të zonave të përmbytura, Berisha tha se në këtë katastrofë të rëndë natyrore, spikati dhe shkëlqeu madhërishëm shpirti i qytetarit shkodran, i banorëve të komunave të përmbytura, guximi, trimëria dhe mençuria e tyre.
Kryeministri garantoi se qeveria do të bëjë gjithçka që dëmet e shkaktuara nga përmbytja të rikuperohen sa më shpejt dhe se viti i ri do të jetë një vit i projekteve të mëdha dhe të rëndësishme, për shkollat dhe kopshtet e fëmijëve, si dhe për Shkodrën e mbarë Shqipërinë.
“Dua të them këtu se në këtë katastrofë të rënde natyrore, në këto vështirësi shumë të mëdha që u krijuan spikati shkëlqeu madhërishëm shpirti i qytetarit shkodran, I banorëve të komunave të përmbytura, guximi, trimëria, mençuria e tyre. Të gjithë këto së bashku bënë që në bashkëpunim me autoritet qendrore dhe vendore, ne sot të festojmë gëzueshëm, të festojmë të sigurt se ato dëme që u bënë do ti riparojmë plotësisht”, theksoi Berisha./S.Ll/Start/
2010-12-30 10:00
[