CNN jep lajmin e vdekjes së këngëtares greke, Marinela
"Fund tragjik i jetës së Marinelës", ky ishte titulli i lajmit, që një nga agjencitë e lajmeve më të mëdha në botë, CNN, transmetoi dje në faqen e saj.
ireport.cnn.com njoftonte se këngëtarja e njohur greke, Marinela kishte vdekur.
Sipas raportit, “këngëtarja e madhe vdiq tre ditë më parë një aksident automobilistik në rrugën kombëtare Athinë-Lamia".
Po sipas lajmit, "vdekja" ndodhi kur makina e drejtuar nga një shofer i dehur u përplas me automjetin ku u udhëtonte Marinela, dhe ky i fundit përfundoi në flakë.
U deshën orë para se menaxherët e faqes të kuptojnë, se lajmi është i rremë dhe i “sajuar” nga disa spam-e në Facebook dhe ta zhdukin atë nga faqja e internetit.
Ndërkohë Marinela ndodhej në qytetin e Selanikut. Kur mësoi mbi "lajmin", tha me humor: "Siç e shihni unë jam gjallë dhe shumë mirë ...!"
(a.jole/Balkanweb)