Fotoja tronditëse që i dha fotografit çmimin “Pulitzer”
Kjo foto u botua në lajmet e New York Times, Washington Post dhe Los Angeles Times më 7 dhjetor, 2011. Dje, ajo i dha fotografit Masud Hossaini çmimin më të madh në gazetari, “Pulitzer”.
Në foto është fiksuar 12-vjeçarja Tarana Akbari, e cila lëshon klithma dhimbjeje, mes një grumbulli kufomash të grave dhe fëmijëve mbuluar me gjak, nga një sulm vetëvrasës në Afganistan.
Fotografi Masud Hossaini mbulonte një ceremoni fetare në Kabul, kur një bombë shpërtheu në mes të turmës dhe për pasojë 63 njerëz mbetën të vdekur.
"Gratë më bërtisnin "ndihmë, ndihmë" dhe unë nuk mund t’i ndihmoja. Vetëm xhirova dhe fotografova", tha Hossaini. Në një deklaratë të lëshuar nga agjencia AFP, ai shton: "Unë e di që kushdo që sheh këtë foto do të mendojë fotografin, por unë shpresoj që askush të mos harrojë dhimbjen e përjetuar nga njerëzit e Afganistanit."
(a.jole/Balkanweb)