CNN kronikë të posaçme për heqjen e vizave për shtetasit shqiptarë

- 15 dhjetori, ndryshimi i madh për Shqipërinë
- Kronika/Emigracioni sjell zhvillim- ekonomia vazhdon të rritet
Rrjeti më i fuqishëm mediatik në botë, CNN, i ka kushtuar një hapësirë të konsiderueshme, vendimit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave Shqipëri-BE, si dhe hyrjen në fuqi të këtij vendimi vetëm 3 ditë më parë. CNN specifikon se 15 dhjetori, është dita e ndryshimit të madh për Shqipërinë. Ndërsa kryeministri Berisha, cilësohet si nismëtar i kësaj kauze. “Ndryshime të mëdha në Shqipëri, në javën që kaloi. Që prej 15 dhjetorit, qytetarëve shqiptarë nuk u nevojitet më një vizë për të udhëtuar drejt vendeve të Bashkimit Europian, pas dekatash të tëra të regjimit të vizave. Sipas raportit të organizatës “Open Society”, numri i qyetatëve që udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Europian do të dyfishohet”- thotë CNN. Gazetarja e TV Klan, Daniela Konstandini, e cila ka ka raportuar nga Tirana për rrjetin presigjioz, thekson se nismëtari i kauzës së lëvizjes pa viza, ka qenë kryeministri i vendit Sali Berisha. “Nëntor 2010, Bashkimi Europian aprovon liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë. Gjatë këtyre 20 vjetëve demokraci, shqiptarët kanë pasur të drejta të kufizuara për të udhëtuar drejt Italisë, Gjermanisë, Francës dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian. Ata ishin të detyruar të merrnin viza dhe të prisnin gjatë para dyerve të ambasadave. Por tani kjo ka marrë fund. Nismëtar i kësaj kauze është Kryeministri i Shqipërisë zoti Sali Berisha”- thotë Konstandini. Nga ana e tij, shefi i ekzekutivit Sali Berisha, evidenton se heqja e vizave u bë e mundur falë reformave të thella. Sipas kryeministrit, 15 dhjetori shembi murin e izolimit për shqiptarët. “Ky është shpërblimi më i madh për reformat dhe për ekonominë, që Bashkimi Europian i ka dhënë ndonjëherë Shqipërisë. Liberalizimi i vizave është një vendim i rëndësishëm për çdo vend, veçanërisht për ata që 20 vjet jetonin në një bunker të vërtetë, e që u përballën me izolimin më të thellë në histori, si shqiptarët. Më duhet të kujtoj se nga janari deri në dhjetorin e vitit 1990, 52 të rinj u vranë në kufijtë shqiptarë në përpjekje për t’u larguar nga vendi”- tha kryeministri. Nga ana tjetër, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu thekson se liberalizimi i vizave erdhi menjëherë pas kryerjes së reformave të gjera në Shqipëri. “Liberalizimi i vizave vjen si rezultat i luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe riorganizimi i të gjitha pikave kufitare. Tani, qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë për në Bashkimin Europian duhet të kenë pasaportën biometrike, e cila është pasaporta më e mirë e prodhuar në vendet e bashkimit Europian vitet e fundit”- deklaron ministrja e Integrimit Evropian, Majlinda Bregu. Pas rënies së komunizmit ku shqiptarët lanë vendin për t’iu drejtuar perëndimit, qytetarët shqiptarë kanë mundësinë të udhëtojnë të lirë për në vendet e Bashkimit Europian.
Kronika/Emigracioni sjell zhvillim- ekonomia vazhdon të rritet
Pa emigracionin dhe migrimin drejt vendeve të Europës perëndimore, shume vende pune aktualisht të lira nuk do të plotësoheshin, ndaj qeveritë duhet të vlereësojnë emigracionin dhe përfitimet ekonomike si në shtetin pritës, por dhe në vendin e tyre. Në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve shefja e misionit të IOM-it në Shqipëri Nicoletta Giordano u shpreh se dërgesat në para të emigrantëve janë ende shumë të rëndësishme për ekonominë shqiptare “Eshte nje dite e rendesishme per te gjithe ne dhe per Shqiperine. Rreth 27 % e shqiptareve jetojne dhe punojne jashte dhe ata jane mjaft te vleresuar ne shume vende pritese.Vetem ne Itali numerohen 20 mije sipermarresh shqiptare ne ndertim, sherbime e turizem. Emigrimi ne pergjithesi dhe ai ekonomik do te ekzistoje pasi eshte pjese e ekonomise globale dhe nje force pozitive”- u shpreh Giordano. Sipas shefes së IOM në Tiranë me kontributin e emigrantëve në shoqërite pritëse, ekonomia vazhdon të rritet. Sipas përllogaritjeve të bëra nga ekspertët mendohet që rreth vitit 2050 në botë do të ketë 405 milion emigrantë dhe rreth 30% të vendeve ekzistuese të punës do të zihen nga emigrantë si pasojë e mungesës së krahut të punës në vendet pritese vecanerisht duke patur parasysh renien e numrit te popullsise ne vendet e industrializuara ne Europen Perendimore. Giordano shprehet se Organizata Nderkombetare per Migracionin ne Shqiperi ka nisur nje fushate per te informuar emigrantet shqiptare si te emigrojne ne menyre te rregullt, te dine te drejtat e tyre, por dhe detyrimet ne vendin prites.