Meta në Serbi: Të bashkëpunojmë duke lënë pas të shkuarën
BEOGRAD- Zv. Kryeministri Ilir Meta, njëherësh ministri i Energjetikës, po zhvillon një vizitë zyrtare në Serbi, me ftesë të presidentit Boris Tadic.
Ditën e sotme zv. Kryeministri Meta ka përshëndetur me fjalën e tij kongresin e Partisë Demokratike Serbe, nga ku ka deklaruar “se Shqipëria dhe Serbia duhet të punojnë për të ardhmen Europiane”. Meta ishte në mesin e pesë krerëve të delegacioneve të partive të huaj, anëtarë të Internacionales Socialiste.
Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, Meta e ka vënë theksin tek ndërtimi i korridorit Durrës-Nish, “një projekt shumë i rëndësishëm sic e quajti ai.
Meta ndër të tjera tha se ,e ardhmja e dy popujve është ajo e bashkimit në familjen europianë, duke lënë pas kujtimin e hidhur të së shkuarës. “Kujtimi i hidhur i së shkuarës nuk mund të na pengojë për të qënë kurajozë dhe të kërkojmë një të ardhme të përbashkët europiane. Duhet të jetojmë në paqe dhe prosperitet së bashku. E ardhmja e rajonit tonë është ajo e bashkimit në BE”,- u shpreh Meta
Nga Serbia, ministri Meta ka reaguar edhe për raportin raportuesit të KE Dick Marty. Sipas Metës ky raport është trillim. “Mos të merremi me spekulime të vjerëruara”,- theksoi Meta.
Kjo është hera e dytë që Meta takohet me Tadiç brenda një viti. Më herët në postin e kreut të diplomacisë shqiptare, Meta zhvilloi një vizitë zyrtare në Beograd ku u takua edhe me kreun e shtetit serb.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Meta në Serbi: Të bashkëpunojmë duke lënë pas të shkuarën