E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i Dick Marty Meta nga Serbia: Është trillim

BEOGRAD- Zv. Kryeministri Ilir Meta, njëherësh ministri i Energjetikës, po zhvillon një vizitë zyrtare në Serbi, me ftesë të presidentit Boris Tadic.

Ditën e sotme zv. Kryeministri Meta ka përshëndetur me fjalën e tij kongresin e Partisë Demokratike Serbe, nga ku ka deklaruar “se Shqipëria dhe Serbia duhet të punojnë për të ardhmen Europiane”. Meta ishte në mesin e pesë krerëve të delegacioneve të partive të huaj, anëtarë të Internacionales Socialiste.

Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, Meta e ka vënë theksin tek ndërtimi i korridorit Durrës-Nish, “një projekt shumë i rëndësishëm sic e quajti ai.

Nga Serbia, ministri Meta ka reaguar edhe për raportin raportuesit të KE Dick Marty. Sipas Metës ky raport është trillim. “Mos të merremi me spekulime të vjerëruara”,- theksoi Meta.

Kjo është hera e dytë që Meta takohet me Tadiç brenda një viti. Më herët në postin e kreut të diplomacisë shqiptare, Meta zhvilloi një vizitë zyrtare në Beograd ku u takua edhe me kreun e shtetit serb.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›