E Diel, 1 Nëntor 2026

1594 shtetas kanë kaluar sot drejt BE janë kthyer 88 të tjerë

TIRANË- 1.594 shtetas shqiptarë, vetëm me një pasaportë biometrike, kanë kaluar që në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë të gjitha në Pikat e Kalimit Kufitar në vend, ndërsa 88 të tjerë janë kthyer.

Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit bëri të ditur se lëvizja e lirë pa viza e qytetarëve shqiptarë po vazhdon pa probleme, me ritëm normal, në të gjitha vendet e zonës Shengen.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të kaluar, kanë kaluar me pasaportë biometrike 2.350 shtetas shqiptarë. Referuar burimeve zyrtare të ditës së sotme, Policia e Shtetit bëri të ditur se nga Pika e Kalimit Kufitar Kakavijë kanë kaluar 367 persona, ndërsa janë kthyer 37 të tjerë.

Ndërkohë, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit kanë kaluar me pasaportë biometrike 652 shtetas, ndërsa janë kthyer 2 persona. Nga Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë kanë lëvizur me pasaportë biometrike 242 shtetas shqiptarë dhe janë kthyer 7. Ndërkohë që nga Porti i Durrësit, kanë kaluar me pasaportë biometrike 271 shtetas shqiptarë dhe janë kthyer 42 vetë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›