CNN:Viti 2013, vit i krizave
Sipas një artikulli të publikuar nga CNN, paraShikohet që viti 2013 do të jetë vitI i krizave serioze globale. Këto kriza janë të parashikueshme dhe thuajse kanë filluar.
"Kjo krizë, nuk është cituar në fjalimin e republikanit Mitt Romney. Shpresojmë se demokratët nuk do të harrojnë ta bëjnë këtë”, shkruan artikulli.
Origjina e kësaj krize, sipas artikullit, është si pasojë e motit ekstrem. Rreth 80 për qind e tokave në Shtetet e Bashkuara janë përfshirë nga thatësira. As Rusia dhe Australia nuk qëndrojnë më mirë. Edhe misri për herë të parë do japë produktin më të ulët që nga viti 1955.
Ja edhe përfundimet e artikullit:
- Thatësirat në SHBA, Rusi dhe Australi po ndikojnë dhe do të ndikojnë shumë në çmimin e ushqimeve.
- Çmimet e larta kanë qenë një ndër arsyet e trazirave në Tunisi dhe Egjipt.
- Fituesi i zgjedhjeve të nëntorit në SHBA, do të përballet me pasojat e tmerrshme.