COVID-19, situatë e qëndrueshme në Shkodër, në dy muajt e fundit nuk kanë munguar rastet

Situata epidemiologjike e dy muajve të fundit në Shkodër sa i përket COVID-19 paraqitet e stabilizuar. Këtë e konfirmon shefja pranë NjVKSh Shkodër, Dhurata Hysa e cila shprehet se edhe në këtë periudhë rastet nuk kanë munguar.
“Kemi konfirmuar raste qoftë muajin e kaluar por edhe këtë muaj por numri nuk është shumë i lartë”, u shpreh Dhurata Hysa, shefja pranë NjVKSh Shkodër.
Kryesisht në Shkodër paraqiten persona, të cilat kanë fituar imunizim përmes vaksinës anti-COVID ose që e kanë kaluar më herët këtë sëmundje. Megjithatë janë shfaqur edhe raste me simptoma më të rënda klinike.
Specialistët këshillojnë për kujdes dhe respektim të rregullave të higjienës, në mënyrë të veçantë tek të sëmurët kronikë.
/RTSH/