CR7 çon Portugalinë në gjysmëfinalen e Euro 2012
Cristiano Ronaldo ka marrë sërish për dore Portugalinë duke e çuar në gjysëmfinalet e Euro 2012. Kombëtarja e drejtuar nga Paulo Bento mundi 1-0 Republikën Ceke, duke plotësuar kështu të gjitha pritshmëritë e kësaj sfide. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Cristiano Ronaldo në minutën e 79 të takimit. Tashmë djemtë e Bentos presin sfidën Francë - Spanjë, fituesja e të cilës do të jetë kundërshtari i tyre i rradhës.