E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristiano Ronaldo e dërgon Portugalinë në gjysmëfinale të EURO 2012

ÇEKI – PORTUGALI 0-1

Shenues: Ronaldo 79
Çekia (4-2-3-1): Cech; Gebre Selassie, Kadlec, Sivok, Limbersky; Plasil, Hubschman (Pekhart 86); Jiracek, Darida (Rezek 61), Pilar; Baros. Trajner: Bilek
Portugalia (4-3-3): Rui Patricio; Joao Pereira, Pepe, Bruno Alves, Fabio Coentrao; Meireles (Rolando 87), Veloso, Moutinho; Nani (Custodio 84), Postiga (Hugo Almeida 85), C. Ronaldo. Trajner: Paulo Bento
Arbiter: Webb (Angli)
Kartone te verdhe: Nani, Veloso (P);  Limbersky (Ç)

Kristiano Ronaldo vuajti në dy ndeshjet e para në grup, por më pas është ky futbollist që merr në dorë fatet e Portugalsë, ku së pari bëri çerekfinalistë me dygolëshin e tij ndaj Holandës, ndërsa me golin e shënuar ndaj Çekisë, portugezët bëhen gjysmëfinalistët e parë të EURO 2012. Portugalia fiton 1-0 ndaj Republikës Çeke me gol të shënuar nga Ronaldo në minutën e 79-të. Takimi nisi më bukur nga çekët, të cilët në 20 minutat e para ishin më ngulmues, por pa rezultat. Më pas janë portugezët që marrin frenat e ndeshjes dhe në minuat e fundit Kristiano Ronaldo ka disa mundësi shënimi, madje në minutën e 45-të portierit Peter Çeh i vjen në ndihmë shtylla. Pjesa e dytë nis nën furinë portugeze, të cilët sulmojnë me forca të shumta, ku dyshja Ronaldo-Nani mbeten rreziku numër një për çekët. Portieri Çeh është një nga të mirët për Çekinë,pasi u bën ballë me sukses sulmeve të portugezëve. Dueli i kapitenëve Ronaldo Çeh është i gjatë, por deri në minutën e 79-të është portieri çek që triumfon. Por 11 minuta nga fundi Kristiano Ronaldo tregon klasin e tij duke mposhtur rezistencën e Çekisë dhe me këtë fitore Portugalia kalon në gjysmëfinale të EURO 2012 dhe mbeten në pritje se kush do të jetë kundërshtari, i cili do të dalë nga përballja e së shtunës mes Spanjës dhe Francës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›