E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lazanje gjigante per Italine

Shefat e kuzhinës në qytetin polak të Krakovës kanë gatuar një lazanjë gjigande për nder të kombëtares italiane të futbollit që ndodhet e grumbulluar aty pranë gjatë aventurës në Euro 2012.

Italia ka arritur çerekfinalet e Kampionatit Europian, pasi u kualifikua në Grupin C dhe të dielën do të përballen me Anglinë. Për të gatuar lazanjën, e cila u nda në 10 mijë racione, u nevojitën plot 10 orë.

Megjithatë, guzhinierët nuk ishin të sigurt nëse futbollistët e Italisë do të ishin në gjendje të shijonin ushqimin e gatuar pikërisht për nder të “axurrëve”.

“Nuk e di nëse lojtarët do të arrijnë të shijojnë lazanjën, pasi ata janë në dietë, megjithatë ndoshta do të provojnë paksa”, tha shefi ekzekutiv i lokalit që ndërmori këtë nismë të veçantë, Xhankarlo Ruso për gazetarët.

Edhe nëse lojtarët e drejtuar nga Çezare Prandeli nuk do të shijojnë ushqimin, menaxheri dhe shefi ekzekutiv i qendrës, Makro, Gregorz Kazubski deklaroi: “Sido që të jetë, kaluam një kohë të bukur, duke u takuar me miqtë. U realizua diçka që tregon se ne polakët jemi krenarë që përfaqësuesja italiane zgjodhi të qëndronte në këtë vend gjatë Kampionatit Europian”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›