CSKA thyhet në Madrid

Real Madridi nuk është befasuar në shtëpi. Mbretërit te sigurt kanë fituar ndaj CSKA Moskës me rezultatin 3-0 duke treguar që në pjesën e parë se janë të interesuar vetëm për fitore. Që në minutën e 26` Reali kaloi në epërsi kur brenda zonës së rreptësisë Higuain pranoi një top të mirë nga Kaka për të shënuar për 1-0.
Në pjesën e dytë, Reali e pati iniciativën në fushë kur nga një goditje jashtë zonës së rreptësisë, Ronaldo shënoi për 2-0 në min. 55` por pasi portieri nuk arriti ta ndal topin. Për golin e tretë u përkujdes në minutën e 70` sulmuesi Benzema. Golin e nderit për rusët e shënoi Tosic në minutën e 77`.
Ndeshja e parë në Rusi përfundoi me rezultatin 1-1. Pos Realit, Barcelona është skuadra e dytë spanjolle që është kualifikuar tutje. Shorti i skuadrave që kanë siguruar vizën hidhet të premten në mesditë.