E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoli kerkon historine

Te Napoli të gjithë janë optimistë se do të kualifikohen për të parën herë në histori në çerekfinalet e Champions League. Sfida e kthimit në “Stemford Brixh” me Çelsin parashikohet mjaft e vështirë, megjithatë italianët kanë avantazhin 3-1 të takimit të parë.
Vendimi i minutës së fundit nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv për ti hequr pezullimin, i jep mundësi trajnerit Valter Maxarri që të jetë në krye të stolit në trasfertën në Champions League. Tekniku është i kënaqur për këtë vendim dhe theksoi se për të ishte “e rëndësishme që të qëndronte pranë ekipit. Na prêt një ndeshj e madhe kundër Çelsit. Jemi mësuar të bëjmë surpriza dhe të arrijmë rezultate të jashtëzakonshme, saqë tashmë gjithçka na duket normale. Duhet të japim çdo gjë në fushë, të jemi të përqendruar, por edhe të mos luajmë të tensionuar”.
Edhe Ezekuel Laveci beson se Napoli do të dalë fitimtar nga beteja në Londër. “Jemi gati për sfidën e madhe me Çelsin. Vijmë në këtë ndeshje pas 6 fitoreve radhazi dhe me një gjendje të mirë psikologjike, tha ylli argjentinas. Në ‘Stemford Brixh’ na pret një betejë, por jemi. E kemi të qartë se kemi një takim me historinë”.
Në anën tjetër, ylli tjetër i sulmit të Napolit, Marek Hamshik paralajmëron Çelsin. “Ata vijnë pas dy fitoreve radhazi dhe do të kërkojnë të përmbysin rezultatin, tha sllovaku. Gjithsesi, ne mendojmë vetëm për vete dhe besojmë te forca jonë. Mund ti godasim duke përdorur kundërsulmin”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›