Maradona: Nëse Pele është Bethoven, unë jam Bono Vox

Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona, ka vazhduar luftën e fjalëve me rivalin e tij të përbetuar, Pelen, duke thënë se ai duhet të marrë ilaçe nga mëngjesi deri në mbrëmje, pas vetëkrahasimit të brazilianit me kompozitorin e madh Ludwig Van Bethoven.
“Nëse Pele mendon se ai është Bethoveni i futbollit, atëherë unë jam Roonnie Wood, Keith Richards dhe Bono i futbollit, sepse unë kam aq shumë pasion”.
“Pele ka thënë se ai është Bethoven i futbollit, por unë kurrë nuk kam dëgjuar ndonjë muzikë klasike gjatë një ndeshje, kështu që ju kam thënë më parë, sa herë ai e merr ilaçin e gabuar ai del me deklarata të çmendura. Pele ndoshta i mori ilaçet e mëngjesit në mbrëmje dhe kështu ai duhet të marrë ilaçete duhura në kohën e duhur”, tha Maradona.