E Shtunë, 31 Tetor 2026

CSKA e Moskës pa 2 titullare kunder Interit

MOSKE- CSKA e Moskës do të provojë të përmbysë rezultatin 1-0 në San Siro, kur të përballet të martën me Interin në stadiumin Luzhniki. Ekipi moskovit do të jetë pa dy mesfushorët Jevgeni Aldonin dhe Milos Krasiç në këtë ndeshje, megjithatë tekniku Leonid Slutski u shpreh se skuadra e tij ka ende shanse. “është e qartë se mungesa e 2 lojtarëve titullarë krijon gjithnjë vështirësi për çdo skuadër, por ne kemi më shumë se 11 lojtarë. Shpresoj të mos humbasim cilësi”, deklaroi tekniku rus. Ai do t’i besojë sidomos japonezit Honda, lojtari që shënoi një gol vendimtar në Spanjë kundër Seviljes. Slutski ndërkohë ka hedhur poshtë pretendimet e Interit në lidhje me fushën e stadiumit “Luzhniki”, që është me bar artificial. “Nuk kam vënë re ndonjë avantazh të veçantë në ndeshjet që kanë luajtur këtu klubet ruse apo edhe kombëtarja, - deklaroi ai. – Dua të them se jo vetëm CSKA ka luajtur në fushë sintetike këtë vit dhe nuk mendoj se do kjo do të jetë avantazh për ne”, shtoi trajneri i CSKA Moskës. Një tjetër avantazh për këtë skuadër është fakti se me pretendimin për arsye sigurie pas atentateve në Moskë, e shtyu për më 14 prill ndeshjen e fundjavës së shkuar ndaj Zenitit.

(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›