E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama pret në bashki kryeministrin estonez

TIRANë- Kreu i Bashkisë së Tiranës Edi Rama ka pritur në një takim kryeministrin e Estonisë Andrus Ansip shoqëruar dhe nga një delegacion, në ambientet e bashkisë më të madhe në vend.

Pas bisedës së zhvilluar kryetari Rama i ka dorëzuar celësin e bashkisë kryeministrit estonez si simbol i mikëpritjes për vizitorët personalitete. Kryeministri i Estonisë, Ansip ka mbërritur në mesditë në Shqipëri për një vizitë zyrtare, e cila u ndoq nga një axhendë intensive me takime me zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›