Rëndohet situata në Kapshticë, radha e makinave mbi 3 km
KORCE- Rëndohet situata në pikën kufitare të Kapshticës. Mësohet se fluksi i emigrantëve në këtë doganë ka krijuar radhë të gjata të automjeteve, të cilat po qëndrojnë në 4 korsi.
Burime nga policia kufitare bëjnë të ditur se radha e automjeteve që qëndrojnë në pritje ka kaluar mbi 3 kilometra. Aktualisht pala shqiptare po punon me kapacitetet të plotë, cka do të thotë se numri i sporteleve është rritur në 10.
Po me kaq sportele është duke punuar dhe pala greke e cila ka kthyer të gjitha sportelet në funksion hyrës për të përballuar fluksin e lartë të emigrantëve të cilët udhëtojnë drejt shteteve ku jetojnë e punojnë, kryesisht drejt Greqisë.
I kontaktuar nga News24 drejtori i kufijve Ferdinand Gjata ka bërë të ditur se tashmë janë marrë të gjitha masat për të përballuar fluksin e jashtëzakonshëm, ndërkohë që u bëhet apel emigrantëve që ende nuk janë nisur të shmangin udhëtimin deri në përmirësimin e situatës. Mësohet gjithashtu se në zonë janë dhe disa autoambulanca për të qëndruar në gadishmëri në rast emergjence shëndetësore.
(e.n/News24/BalkanWeb)