Skandali me vizat arrestohet anëtari i kryesisë së OMONIA-s
KORCë- Policia e Korcës ka arrestuar mbrëmjen e sotme një prej anëtarëve të kryesisë së OMONIA-s, në kuadër të hetimit të skandalit të vizave. Artuar Lamova shiste viza kundrejt shumës 1500-2000 euro, por duket se pas një hetimi të gjatë ka mundur të pikaset nga policia.
Mësohet se Lamova është edhe kreu i një shoqate rome me emrin, ‘Lëvizja për mbrojtjen e të drejtave rome’.
Arrestimi i tij është bërë pas hetimeve nga zyra e antikrimit ekonomik, ndërsa mësohet se nën hetim janë edhe dy persona të tjerë.
Operacioni i koduar ‘Viza e fundit’, ka rezultuar i suksesshëm, ndërsa priten edhe zhvillime të tjera në lidhje me skandalin e sipërpërmendur.
(m.a/BalkanWeb)