Ca leksione lirie nga stermbesa e Garibaldit
Mbreme ne ambientet e Bibliotekes Kombetare u zhvillua nje takim me kete rast ku pasardhesja e heroit te dy boteve Anita Garibaldi referoi mbi temen Garibaldi dhe liria e popujve. Nje leksion jete i cili nuk ofroi vetem nje informacion mbi jeten e stergjyshit te saj por sic u shpreh drejtori i BK-se Aurel Plasari ishte nje diskutim formues per te gjithe. Ajo cka Garibaldi nxitoi te shprehte qysh ne fillim te fjales se saj ishte lidhja me Shqiperine. Nje lidhje qe rrjedh jo thjesht dhe vetem per faktin se stergjyshi apo gjyshi i saj u perpoqen per lirine e popujve ashtu si populli shqiptar e kerkoi ate ne shekuj por edhe afiniteti qe ajo personalisht ka krijuar ne kete vend edhe ne vizitat e saj te meparshme. Te fliste per paraardhesin e saj nuk ishte e veshtire per Aniten e cila mban emrin e stergjyshes se saj por deshira e saj ishte te shpjegonte sesi e konceptonte lirine Giuseppe Garibaldi si ishte mbrojtur ajo tek ai. Teksa tregon per femijerine dhe rinine e stergjyshit Anita te le lehtesisht te kuptosh se perse heroi italian e donte aq shume lirine. Askund nuk kam pare nje statuje te stergjyshit tim si marinar nderkohe qe ai ashtu ishte gjate gjithe jetes se tij u shpreh ajo. Nje vogelush i lindur ne Nice ne familjen e nje tregtari peshkarexhesh qe u rrit ne breg te detit mes peshkarexhesh velash qe i ngaterroheshin kembet neper litare e qe shume shpejt u be marinar. Perballoi luftera me pirate qe 16 vjec e do te lundronte ujerave te Detit te Zi. Madje edhe kur u plak rrinte i ulur me veshtrim nga deti. Ky ishte kuptimi i jetes se tij. Kishte xhiruar boten nga nje breg ne tjetrin nga nje port ne tjetrin ne Ameriken e Jugut... Nese te rinjte e sotshem lundrojne ne internet stergjysherit tane lundronin me te vertete neper dete per te mesuar ligjet e jetes thote Anita Garibaldi. Dhe gjithcka mesoi nga deti lirine e pafund qe i dhuroi ajo hapesire ai e deshiroi per te gjithe njerezit. Sot ne e perdorim fjalen liri ne menyre te cuditshme. Stergjyshi im kur fliste per lirine nenkuptonte edhe paqen. Ai nuk do ta pranonte kurre nje paqe pa liri. Nuk do te kishte kuptim. Dhe ai ndertoi linjen e vete te lirise e te demokracise qe ndiqet edhe sot. Hodhi idene e Europes se bashkuar edhe pse kjo do te shihej shume dekada me vone. Ne vitin 1860 ka kerkuar te hiqej dore nga shpenzimet per armatime e luftera por qe keto para te shpenzoheshin per rruge per shkolla spitale. Perpjekja e tij u ndoq nga pasardhesit nga i biri Riccioti i cili mori pjese ne luftes e Greqise kunder Perandorise Osmane. Duke i perkitur pales femerore te familjes Anita thote se merita te medha kane pasur edhe grate Garibaldi te cilat kane pare femijet tu vriten ne lufte por edhe kane mbajtur mbi shpine gjithe barren e familjes ne nje kohe kur burrat ishin ne udhetime e ne lufte. Gjyshja ime se ciles iu vrane dy djem asnjehere nuk tha gjysme fjale per te me dekurajuar ne rrugen qe une kisha nisur por me ka thene se cdo qenie humane eshte nje individ i cili ka te drejten e lirise besimit fetar e respektit tha Garibaldi duke e mbyllur me urimin per bashkimin sa me te shpejte te Shqiperise ne familjen evropiane.
Alma Mile