Vajzen gjermane e perdora si karrem per tu arratisur
Historia e arratisjes se Qemal Voglit e treguar nga vete ky i fundit vazhdon me serine e gjate te pyetjeve dhe pergjigjeve ne hetuesi. Te uritur per ti nxjerre nga goja ndoshta edhe gjera te paqena drejtuesit e atehershem te regjimit komunist ndryshojne edhe hetuesin duke caktuar me 24 tetor 1956 dy dite me vone kapitenin I Gaqo Meci edhe ky hetues i Drejtorise se Sigurimit te Shtetit ne Ministrine e Puneve te Brendshme qe ta rimerrte ne pyetje Qemal Voglin. Meci ka kerkuar me shume detaje nga Qemali duke u munduar qe te rroke edhe impresionet e atyre momenteve kur legjenda e portes shqiptare kishte pasur qe nga njohja te liqeni me vajzen gjermane e deri tek aventurat sa ne njerin kamp ne tjetrin. Ne pjesen e pare te serise se gjate te pyetjeve Vogli tregon me imtesi sesi pati perdorur gjermanen si justifikim karrem jo vetem per tu larguar nga vendi ku ishin edhe pjesa tjeter e ekipit por edhe per ti treguar rrugen drejt Berlinit Perendimor ku ishte edhe synimi paresor i tij.
Pyetje Qe kur dhe si u lindi ideja per tu arratisur jashte shtetit
Pergjigje Ideja per tu arratisur jashte shtetit me lindi ne Gjermani ashtu sic e kam thene ne procesin e pare. Arsyeja qe une
ika ka qene se nuk trajtohesha mire nga shoket zihesha me familjen sa ndava gruan po ashtu dhe me ishte rritur mendja.
Pyetje Si u larguat nga kampi ku pushonin shoket tuaj
Pergjigje Minutat e fundit kur u arratisa ndodhesha ne liqenin afer kampit ku pushonim ne sportistet. Ketu une bisedoja me nje vajze gjermane qe nuk e njihja. Po e pyesja se pse nuk lahesh me shenja ajo me thoshte per kemben se i dhembte me shenja. Pesedhjete metra larg nesh ishin te gjithe shoket vetem Skender Jareci Refik Resnja e Gani Merja nuk ishin. Kur po rrija me kete vajzen gjermane vjen kapiten Gani Kodra. Ne ate cast i thashe atij po ti cdo ketu do me fut hundet gjithkund Kete i thashe ashtu kot sa per te rene ne sy te asaj femres. Ne kete kohe u ngrita dhe u largova ne drejtim te pazarit per tu qethur. Shkova deri tek rrojtorja por nuk hyra brenda dhe ika ne drejtim te rruges per ne Berlin. Deri atje shkova me kembe duke u ndalur vende-vende dhe mberrita ne oren 21.00 ne Berlinin Lindor. Atje mberrita ne oren 21.30. Kam qene i veshur me bluzen e sportit pa xhaketen dhe pantallonat gri.
Pyetje Si mundet dhe gjetet rrugen qe shkuat nga kampi ne Berlinin Lindor e nga Berlini Lindor ne ate Perendimor
Pergjigje Prej kampit deri ne Berlinin Lindor kam shkuar nepermjet nje qyteti te vogel dhe nje katundi me pak shtepi. Ne qytetin e vogel pyeta nje qe skaliste gure per Berlinin dhe me tha se eshte 7 km larg. Ne katund nuk pyeta njeri tjeter po ika sipas rruges se trenit se keshtu me tha me shenja ky gjermani. Nga Berlini Lindor ne Berlinin Perendimor kam shkuar duke ditur se afer stadiumit ishte kufiri. E gjeta stadiumin dhe aty u arratisa per ne Berlinin Perendimor.
Pyetje Gjate rruges prej kampit ne Berlin a keni udhetuar me ndonje automjet
Pergjigje Gjate rruges prej kampit ne Berlin nuk kam udhetuar me ndonje automjet. E bera rrugen ne kembe. Ndalova vetem te qyteti i vogel me ate burrin qe skaliste nja trecerek ore ose nje ore dhe vetem kaq.
Pyetje fare bisede tjeter keni bere me vajzen gjermane te liqeni
Pergjigje Une vajzen gjermane qe ishte te liqeni e kam pyetur nga je ajo me tha nga Berlini. Me tha qe do rrinte pesembedhjete dite aty ne ate qytet ku ishim edhe ne. Keto mi tregoi me shenja dhe une gjithashtu.
Pyetje Me goje thate me pare se i thashe vajzes gjermane se nga bie Berlini ajo me tregoi. Na tregoni ciles vajze gjermane
Pergjigje Te thashe keshtu qe i thashe asaj vajzes se nga bie Berlini dhe ajo me tregoi po une kete gje nuk ia pata thene asnjeres nga vajzat gjermane. Kete e thashe kot u ngaterrova.
Pyetje Kur u nise per tu arratisur pse i propozuat Gani Merjes te vinte per tu qethur Nuk ishte pengese per ju ky
Pergjigje Une ne ate moment nuk kisha qellim per tu arratisur. Po te vinte Ganiu me mua do te shkoja ne rrojtore per tu qethur dhe nuk do te arratisesha. Kur isha vetem ne pazar si kalova rrojtoren vendosa qe te arratisem.
Pyetje Kur vendose per tu arratisur pasi vajte ne pazar Pse e genjeve Resnjen dhe Jarecin qe u the se ma beri me sy kjo vajza dhe po i shkoj pas
Pergjigje Une pasi takova Ganine dhe nuk erdhi ne pazar mu prish mendja e vendosa qe te iki te arratisem dhe per kete arsye une e genjeva Refikun dhe Skenderin kur i takova afer pazarit qe u thashe se ma luajti syrin kjo vajza dhe po i shkoj pas.
Pyetje Na tregoni konkretisht ne core mberritet ne Berlin si kaluat kufirin dhe ku shkuat mbasandaj
Pergjigje Ne Berlin kam mberritur nga ora 9.00. Kufirin e kam kaluar ne oren 9.30 me duket e kam kaluar te stadiumi ku kemi luajtur ne qe e ka emrin Valter Ulbriht. Hyra brenda ne stadium dhe kufirin e kam kaluar ne anen e majte te stadiumit ku ishte nje ndertese e madhe qe kish nje oborr une u futa ne oborr te nderteses se siperme e kalova prape murin dhe ne ate cast une isha ne zonen perendimore te Berlinit. Ne ndertesen brenda kishte drita por mua nuk me pa njeri. Stadiumi nuk kish roje vetem kishte nje rrethim me parmake nja nje metro e ca lartesi une kaptova keta parmake dhe u futa brenda. Ketu shtepia qe permenda ndante zonen se ishte ne kufi dhe keshtu une veprova si thashe. Afer portes se stadiumit ishin rojet e Gjermanise Lindore ndersa te porta e stadiumit ishte nje plak qe ruante stadiumin. Keta nuk me pane sepse ishte nate.
Pyetje Ku keni shkuar mbasandaj
Pergjigje Pasi u hodha nga muri i oborrit te shtepise qe permenda pasi eca nja pesembedhjete metra ne rruge me afrohet nje polic i Gjermanise Perendimore me mori e me coi ne policine gjermane. Ate nate e kalova aty i mbyllur ne nje dhome izoluese. Data ishte 3 shtator 1956. Ketu me pyeti nje i policise te cilit nuk ia njihja graden. si te quajne...etj. I dhashe emrin e mbiemrin e i thashe se jam futbollist jam shqiptar kemi luajtur ne stadium dhe i tregova rezultatin e ndeshjes me dore. Tjeter gje nuk biseduam.
Pyetje Per cfare tjeter ju pyeti ky i polici i Gjermanise Demokratike
Pergjigje Nuk me pyeti asgje tjeter. Ne daten 4 shtator me moren dy police me futen ne nje makine dhe me cuan ne nje ndertese te madhe me oborr te madh qe futeshe nga nje postbllok kish nje tra qe ulesh e ngrihesh dhe ketu vetem me dokument te lejonin qe te hyje. Ne oborr kishte shume ushtare civile e makina. Ushtaret ishin me kapela te hekurta helmeta po jo si ato qe kishin gjermanet ne kohen e luftes. Nuk e di se cfare ushtrie ishte kjo po duhet te ishte ushtri franceze per arsye se para se te me sillnin aty une i pyeta policet se ku po me conin dhe kerkova te shoqeronin ne konsullaten italiane pasi une doja te shkoja ne Itali keta policet me thane se do te shkojme te francezet e atje bisedojme.
Pyetje fare ndodhi me pas
Pergjigje Ne oborr ishte nje ndertese e madhe kishte edhe ndertesa te vogla ne keto te voglat me futen ne nje zyre ku ishte nje civil ezmer me kostum blu. Ai pasi dolen policet jashte nisi te me pyeste. Sa hyra une erdhi dhe nje tjeter i veshur civil shume me i vjeter se i pari kishte floke te thinjur. Me pyeti ky ezmeri qe ishte nja 33-34 vjec nga ke ardhur si te quajne pse ke ardhur Gjithmone ky me fliste italisht. Une i thashe emrin e mbiemrin se jam sportist e se dua te shkoj ne Itali. Ky me tha pse per te shkuar ne Itali shko ne France ose luaj ketu ne Gjermanine Perendimore qe ka skuadra mjaft te mira.
Pyetje Polici ju njihte si sportist apo thjesht ju provokoi
Pergjigje Ne fakt ky per te me provuar se a isha lojtar i mire me pyeti se cilet sportiste njihja. Une i thashe se nuk njoh franceze por i tregova per hungarezet dhe ne France i thashe nje me emrin Kopa qe e kisha degjuar. Me pyeti se me cilet keni luajtur dhe pse ke ikur. Une i tregova dhe i thashe se kisha ikur prej tyre sepse kam kusherinjte e mi ne Itali dhe se atje jetojne me mire se une jam futbollist i mire dhe se atje luhet me skuadra te mira. Ky nuk me beri pyetje te tjera vetem se me tha shko te amerikanet sepse ata te nisin ku te duash.
Pyetje Te cuan te amerikanet me vone
Pergjigje Po pas nje gjysme ore me cuan te amerikanet. Kaluan me makine postbllokun dhe arritem ne nje shtepi dykateshe ku perballe saj ishte nje shtepi trekateshe me ushtare amerikane. Ketu me futen ne nje dhome ku ishin tri gra polake njera nga keto ishte gjermane ishte dhe nje djale polak dhe nje burre tjeter. Pas nje gjysme ore me moren nga ndertesa ne nje zyre te vogel jashte. Ne zyre ishte nje civil djale i ri i cili me pyeti italisht e me mori gjeneralitetet. Ky me nxori ne fotografi ne tri poza dy profil nga te dyja anet dhe nje drejt fytyren po ashtu me mori shenjat e gishtave. Me tha pse ke ardhur dhe i tregova sic i thashe dhe francezit per ne Itali etj. Ky me tha se cdo gje do te shkoje mire do te rregullohet. Prej ketu me futen ne dhomen ku ndodheshin ata personat qe permenda me lart. Me pas thirren dy grate polake edhe ato nuk i vonuan shume. I pyeta keto nese i kishin nxjerre ne fotografi ato me thane po. Ketu na dhane buke te gjitheve.
Pyetje Aty qendruat ate dite
Pergjigje Jo pas nje gjysme ore me thirren e me futen ne nje veture. Une i pyeta se ku do te shkojme ne Ambasaden Italiane Ata me thane se do te shkojme ne nje vend tjeter. Keshtu me tha ai amerikani qe dinte italisht po nuk erdhi me me ne. Mua me shoqeronte nje shofer dhe nje civil tjeter. Si shkuam nja tre kater kilometra ndali makina. Me thane zbrit. Kur mbrapa ishte nje veture tjeter ku hipa une vete perpara ky shofer dinte italisht e me tha se do te shkojme ne nje shtepi ku do te hash do te rrish mire atje. Pa ndaluar kurrkund dolem ne periferi te Berlinit ku ishte nje ndertese dykateshe. Ketu nuk kishte asnje njeri. Hyme te dy brenda ne kete shtepi dhe e mbylli deren shoferi. Shtepia ishte mjaft komode. Une i thashe shoferit se jam futbollist i mire etj. Ai me tha qe te mos merakosesha sepse gjithcka do te rregullohej. Ne kete kohe ishte ora nja dy pasdite une dreken e hengra atje ku isha me polaket. Ky shoferi me dha pije dhe per te ngrene por une i thashe se nuk doja te pija. I propozova qe te dilnim te dy po ai me tha jo se ne Berlin ka shume komuniste qe mund te me njihnin e njoftonin dhe te me merrnin. Ne keshtu mbajme te gjithe njerezit por ma shume ty se je sportist e te njohin. Ne mbremje rreth ores 700 erdhi vetem ky dhe hapi porten e shtepise. Ngrohu disa gjelle kutish te gatshme dhe hengrem buke te dy bashke. Une i thashe perseri me shetit por ai ndenji aty nja dy ore dhe iku. Ate nate fjeta ne kete shtepi pa njeri tjeter.
vijon neser
Qemal Vogli edhe me mire se Lev Jashini
Qemal Vogli ka nje rekord shume special ne karrieren e tij te shkurter. Ai e ka mbajtur te paprekur rrjeten e Dinamos ne kampionat per 840 minuta nga 21 janari 1952 deri me 23 mars 1952 duke u renditur keshtu ne vendin e 102-te ne historikun e portiereve me te mire ne bote klasifikim ky i bere nga Federata Internacionale e Futbollit Histori dhe Statistika. Madje Vogli ne kete klasifikim eshte edhe me mire se idhulli i tij Lev Jashin. Ish-Topi i Arte e ka mbajtur te paprekur porten e Dinamos se Moskes per 741 minuta nga 4 tetori i 1962-it deri me 10 nentor te po atij viti duke u renditur ne vendin e 196-te. Por nga portieret tane ai qe renditet me lart se te gjithe eshte Bujar Gogunja me rekordin e tij prej 1037 minutash loje pa pesuar gol. Gogunja ishte pjese e Labinotit kampion me 1983-1984 kur vendosi kete rekord. 11 ndeshje ka luajtur me fanellen e ekipit tone perfaqesues Qemal Vogli ndaj kombetareve me emer ne ate kohe si ndaj Rumanise Polonise ekosllovakise Hungarise etj por te gjitha ndeshje miqesore.
6 ndeshje kampion dhe 5 Kupa te Shqiperise ka fituar Qemal Vogli ne karrieren e tij futbollistike me skuadren e Dinamos ne vitet 1950 1951 1952 1953 1955 dhe 1956. Ai ka luajtur edhe 11 ndeshje me Kombetaren. Rikthimi i deshtuar ne fushe i Qemal Voglit
Qemal Vogli ka dashur me gjithe shpirt qe te mund te rikthehej edhe nje here mes katerkendeshit te portes por edhe ne momentin kur ka qene shume prane i eshte ndaluar qe te luaje. Pas daljes nga burgu ish-legjenda e portes shqiptare ka qene gati qe te vishte serish fanellen me numrin 1. Rreth viteve 1966-1967 u perhap nje lajm ne ambientet sportive dhe jo vetem se te fusha e vjeter aty ku sot eshte Gjykata e Tiranes do te zhvillohej nje ndeshje futbolli mes Parkut te autobuseve dhe Kombinatit tekstil ku do te luante edhe Qemal Vogli. Lajmi mori dhene ne vetem pak ore aty u mblodhen me shume se 15 mije vete qe deshironin te shikonin serish Qemal Voglin ne porte. Por vetem disa castesh para nisjes se takimit nje urdher nga lart i ndalonte Voglit qe te luante futboll. Sipas Ismet Belloves urdhri u dha nga Kadri Hazbiu i cili i kishte kerkuar gati miqesisht Qemalit Kadri Hazbiu ka qene nje nga tifozet e zjarrte te Qemal Voglit qe te mos luante me qellim qe te mos i hapte probleme si vetes por edhe atij. Faktikisht pas daljes nga burgu Vogli pati nisur te stervitej me mendimin se nje dite do te rikthehej serish ne futboll. Per pese vjet radhazi legjenda e portes shqiptare besoi ne nje mrekulli por edhe ku ajo ndodhi iu ndalua kategorikisht qe te vishte fanellen me nr.1. Gafa e Voglit ne derbin e 1954-es me Boricin
Njeri luante per Dinamon tjetri per Partizanin. Talente te padiskutueshem qe te dy. Ajo cka i ndante vec moshes ishte se njeri bente te pamunduren per te shenuar gola Loro Borici ishte sulmues ndersa tjetri te pamunduren per te pritur cdo gjuajtje. Gjithsesi mes tyre kishte simpati egoizem por edhe gjaknxehtesi sidomos kur luhej derbi. Madje ne nje te tille Partizani i Boricit e ka fituar pikerisht per nje gabim sa qesharak dhe trashanik te Qemal Voglit te cilin e ka shfrytezuar mjeshterisht dhe me dinakeri Loro Borici. Kete episod e tregon nje prej atyre gazetareve personave qe kane bere historine e gazetarise dhe mikrofonit sportiv Ismet Bellova. Luhej Partizani-Dinamo ndeshje kjo mjaft e forte per ate kohe pasi ishin dy skuadra qe dilnin qe te dyja nga ministrite e regjimit. Shto edhe faktin se ne to luanin futbollistet me te mire shqiptare qe i kishin mbledhur keto skuadra. Ishte viti 1954 dhe ne nje kontakt ne zone gjate kesaj ndeshjeje mes Loro Boricit i cili luante per Partizanin dhe Qemal Voglit Borici ne dyluftim per te gjuajtur topin drejt portes pas nje krosi qe i erdhi nga mesfusha goditi edhe Qemalin. Ky i fundit nga inati i perplasjes dhe faktit se sic duket u vra leshoi topin nga dora dhe vrapoi drejt mesit te fushes ku ishte arbitri i ndeshjes Esat Shuaipi per te protestuar. Ne ate cast me topin para kembeve Loro Borici e gjuan si pa teklif duke shenuar golin e avantazhit. Gjyqtari nuk ben gje tjeter vecse quan te rregullt golin duke kerkuar qe Dinamo te nise topin serish nga mesi i fushes. Ndersa Qemali u nevrikos edhe me shume per gafen qe beri. Kete histori edhe kur kam shkruar librin ai Qemali realisht nuk ka dashur qe une ta citoj. Por me lejoni te theksoj se packa momenteve te tilla nervozizmi per mua Qemal Vogli ka qene dhe mbetet portieri me i mire shqiptar i te gjitha koherave tregon kete episod te rralle te dy gjiganteve te futbollit shqiptar Borici e Vogli Ismet Bellova.
Panorama SportLeonard Karaj