E Shtunë, 31 Tetor 2026

Caceres do të nënshkruajë me Juven të martën?

"Leggo" njofton se mbrojtësi i Barcelonës, Martin Caceres, mund të transferohet te Juventusi në formë huazimi, gjatë orëve të ardhshme.
Thuhet se drejtori sportiv i bardhezinjëve, Alessio Secco, do të takohet gjatë ditës së sotme me përfaqësuesit e Barcelonës për të caktuar termat e marrëveshjes.
Më herët është arritur marrëveshja ndërmjet dy skuadrave për huazimin njëvjeçar të uruguaianit, ndërsa në marrëveshje përfshihet edhe mundësia që në fund të sezonit Juventusi mund ta blejë 22-vjeçarin për shumën prej 15 milionë eurosh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›