Kinë, 14 të vdekur si pasojë e përmbytjeve
Reshjet e vazhdueshme të shiut, të regjistruara së fundmi në rajonin qendror të Kinës, në provincën Hunan, i kanë marrë jetën të paktën 14 personave dhe ka detyruar rreth 30 000 të tjerë të braktisin shtëpitë e tyre. Lajmi është bërë i ditur nga mediat shtetërore kineze. Niveli i përmbytjeve masive të provokuara nga rebeshi i shiut, kanë arritur deri në tre metra lartësi, duke "fundosur" shumë banesa dhe me dëme të mëdha materiale. Në qytet është regjistruar niveli më i lartë i reshjeve në 463,5 mm pas një rrebeshi prej tre orësh. Po sipas mediave vendase, nga kjo situatë janë prekur rreth 480,000 njerëz. Sipas parashikimeve të dhëna nga Instituti Meteorologjik Kinez, reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë ditë të ardhshme. Gjithashtu probleme janë regjistruar edhe në Sichuan, një rajon i goditur edhe herë të tjera nga fatkeqësi natyrore, si tërmete, përmbytje , rrëshqitje toke etj. Për pasojë së fundmi, kanë humbur jetën 22 njerëz , 7 janë ende të deklaruar të humbur dhe mbi 100 000 të tjerë janë dëmtuar. Krahina u godit nga një tërmet me magnitudë 7,9 ballë në 12 maj 2008, ku u vranë rreth 80,000 njerëz dhe rreth pesë milion mbetën të pastrehë.