E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cai Ing Ven mbështet ribashkimin Tajvan-Kinë

Nga Express më 18 shtator 2011 në ora 17:00

Kandidatja presidenciale nga radhët e opozitës në Tajvan tha se është e hapur për ribashkimin e vendit me Kinën.

Cai Ing-ven këto komente i bëri gjatë një konference në New York, pas publikimit të një raporti të gazetës “The Financial Times”, i cili citon një zyrtar anonim amerikan të ketë kritikuar qasjen e saj ndaj Kinës, me vlerësimin se ajo po kërcënon stabilitetin rajonal.

Deklaratat e Ing-ven paraqesin një largim radikal nga qëndrimi i Partisë Demokratike Progresive të saj, e cila tradicionalisht ka mbështetur pavarësinë e Tajvanit.

Tajvani u nda nga Kina pas një lufte civile në vitin 1949.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›