Votime ne Berlin pritet humbja e radhes per Merkel

Berlinezët dolën sot në votime për të zgjedhur kryebashkiakun dhe parlamentarët e qytetit shtet. Sondazhet tregojnë se kancelarja Merkel do të duhet të përballet me humbje të reja elektorale, pasi në garën e Berlinit, favorit janë socialdemokratët.
Kur kjo të ndodhë,Berlini do të jetë shteti i gjashtë ku kristiandemokratët e Merkel njohin humbje të rëndësishme. Merkel ndodhet nën kritika të ashpra nga opinini në Gjermani për shkak të hezitimit në përballjen me krizën e borxheve në Eurozonë.
Ndërkohë, sa i takon kryetarit të bashkisë së Berlinit, pritet rizgjedhja e Klaus Uajreit. 57 vjeçari që kërkon një mandat të tretë u bë i njohur për njoftimin public se ishte homoseksual. Në shtetin e Berlinit votojnë 2.5 milionë persona.