E Shtunë, 31 Tetor 2026

eshtja palestineze Netanjahu E bllokojme ne OKB

Vetëm një ditë nga ngritja e siparit të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku pritet debati për anëtarësim të plotë të Palestinës në këtë organizatë, izrealitët shprehen më të vendosur se kurrë për ta penguar këtë lëvizje.

Kryeministri Benjamin Netanyahu njoftoi se objektivi kryesor i udhëtimit të tij drejt Nju Jorkut ishte pikërisht refuzimi i kërkesës palestineze nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Netenjahu tha se objektivi tjetër është paraqitja e së vërtetës përpara Asamblesë së Përgjithshme, që izraelitët nuk janë të ardhur në tokën e tyre, por kanë jetuar aty prej 4 mijë vjetësh.

Presidenti palestinez,  Mahmoud Abbas konfirmoi të premten në mbrëmje se do të kërkojë anëtarësim të plotë të PAlestinës në OKB, në kufitjtë e vitit 1967, në kufijtë që ekzistonin përpara pushtimeve izraelite të këtij viti.  Por, negociatat për mosparaqitjen e kërkesës, që do të kursente edhe përdorimin e vetos amerikane, do të vazhdojnë deri në orët e vona të së dielës.

Të dërguarit e Katershes për paqen në Lindjen e mesme, pritet të takohen në një aksion të momentit të fundit, për të ulur palët sërish në tryezën e bisedimeve. Qëllimi është shmangia e një shfaqjeje dramatike në dytë e të gjithë botës, në OKB, pasi kërkesa palestineze përballet me kundërshtimin e të mëdhenjve. Ende pa nisur debati, aktivistët kanë nisur marshimet në rrugët e Nju Jorkut, duke e ndezur edhe më tej situatën.   

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›