Presidenca e BE-se Turqia Nderpresim marredheniet nese e merr Qipro

Turqia kërcënon Bashkimin Europian me ndërprerjen e marrëdhënieve nëse presidenca e radhës e unionit i kalon Qipros, sipas parashikimeve në gjashtëmujorin e dytë të vitit të ardhshëm. Siç njofton agjencia turke e lajmeve, Anatolia, ka qenë zëvendëskryeministri turk, Besir Atalay, që deklaroi qëndrimin radikal. Kundërshtimi i Turqisë për presidencën qipriote, ishullit të ndarë nga konfliktet ndërshtetërore mes Ankarasë dhe Athinës, ishte shprehur edhe më parë nga vetë kreu i qeverisë turke, Rexhep Taip Erdogan, por pa kërcënime të tilla.
Zëvendësi i Erdogan ka shtuar se nëse negociatat e paqes në Qipro nuk do të jenë përfunduar, dhe Bashkimi Europian do të këmbëngulë në kalimin e presidencës së radhës për Qipron e Jugut, atëherë kriza e vertetë do të jetë mes Turqisë dhe Bashkimit Europian. “Do të ngrijmë marrëdhëniet me Brukselin e bëhet fjalë për një vendim të sapomarrë nga ana e Qeverisë”, ka sakëtsuar Besir Atalaj. Komentet e tij erdhën në përfundim të një vizite në pjesën turke të ishullit.
Marrëdhëniet e Turqisë me Bashkimin Europian mbeten edhe kështu të tensionuara për shkak të problemeve me kërkesën e Ankarasë për anëtarësim në union. BE hapi bisedimet simbolikisht në vitin 2005, por asnjë progres nuk është regjistruar për shkak të konfliktit për Qipron, lirisë së shprehjes dhe të drejtave të monoritetit kurd.
Juli Prifti