Silajxhic: Situata në Bosnje e rëndë

Nga Express më 18 shtator 2011 në ora 17:00
Haris Silajxhic, i cili sërish është zgjedhur kryetar i Partisë për Bosnjën, tërhoqi vërejtjen se Bosnja po kërcënohet nga shpërbërja dhe i bëri thirrje anëtarëve të partisë dhe qytetarëve që të kundërshtojnë shkatërrimin dhe gjymtimin e heshtur të vendit, me qëllimin përfundimtar të ndarjes së Bosnjës.
Silajxhic, i cili vlerësoi se situata në Bosnje nuk ka qenë asnjëherë më e rëndë, theksoi se orientimi i tij politik në të ardhmën do të mbështetet në marrëdhëniet me Turqinë.