E Diel, 1 Nëntor 2026

Myrtaj, të dielën lojtari kyç në derbin Teramo-Peruxhia

Teramo me nëntë në tri ndeshjet e para të fituara është shndëruar një nga favoritët kryesorë të Serisë C1/B për t'u ngjitur një kategori më lart. Teramo është ekipi i vetëm që i ka fituar të gjitha takimet. Fitorja e fundit është ajo kundër Giulianova (1-0) me gol të Luizo, ashtu sic shënoi në javën e dytë Florjan Myrtaj kundër Juve Stabia 91-0). Të djelën e ardhshme, ndeshje e Teramos kundër Peruxhias do të ketë një aromë të vecantë për sulmuesin shqiptar, pasi do të luajë kundër ekipit më të cilin përfundoi sezonin 2005-2006. Tekniku i Peruxhias, Benedeti e di se shqiptari përbën një rrezik serioz për skuadrën e tij: "Ndoshta Teramo e Myrtaj është kundërshtari më i keq për t'u përballur në këtë moment".
Myrtaj nuk arriti të shënojë asnjë gol për Peruxhian gjatë fazës së dytë të sezonit të kaluar, ndërsa këtë sezon është zhbllokuar duke shënuar një gol në tre takime. A do të shënojë Floriani kundër ish-skuadrës së tij? Të presim deri në përfundim të 90 minutave të takimit Teramo-Peruxhia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›