Cana-Karaso, “kryqëzorët” e Marsejës

Njëri "pastron" mesfushën, tjetri zonën e rreptësisë: shkatërruesi Lorik Cana dhe portieri Sedrik Karaso, dëshmuan edhe njëherë në ndeshjen e Marsejës me Bordonë gjatë ndeshjes së javës së gjashtë të kampionatit francez, potencialin e tyre të fuqishëm në këtë fillim sezoni. Lorik Cana, gjithashtu është një nga konfirmimet më të sukseshme me bluzën e Olimpikut të Marsejës. Më një moshë të re si Karaso (Cana është 23 vjec), shqiptari se ka patur të vështirë të imponojë "zëmërimin" e tij në një sektor ku vetëm futbollistërt e talentuar mund të konfirmojnë aq shpejt veten, teksa të tjerët duhet të presin vite që të afirmohen.
Fuqia e tij fizike dhe energjia që ai "cliron" është një nga avantazhet më të mëdha individuale, që e kombinuar me nje mentalitet prej lideri, e bën Canën të bëjë mrekullira. Njeriu në të gjitha rastet duhet të pranojë përgjegjësitë. "Kjo nuk përbën një peshë për mua. Përkundrazi, kjo më bën të eci përpara. I duhet bërë nderi unifromës që vesh", - përsërit Cana, kontrata e të cilit skadon në vitin 2010.
Vetëkënaqësia nuk është pjesë e karakterit të tij. Komplimetat vijnë nga të tjerët. Di Niang përshëmbull: "Puna e tij është e domosdoshme për ekipin. Ai na lehtëson jashtëzakonisht shumë. Kur ne jemi në vështirësi, ai është gjithmonë aty për të rikuperuar dy ose tre topa që na lejojnë ne të marrim frymë. Unë e njoh ambicien e tij, mentalitetin e tij dhe dëshiroj që puna e tij të vlerësohet sa më shumë".
Forma e Karasos, portierit 24-vjecar (1,92 cm), që sezonin e kaluar bëri nëj figurë të mirë me Avinjon, ka bërë të harrohet Fabien Bartez, duke u shndërruar në një titullar të padiskutueshëm për olimpikasit, duke qenë portieri i dytë më i mirë në Francë pas Gregori Kupe të Olimpikut të Lionit. Statistikat e këtij sezoni japin vlerësimin më të mirë për Karason: vetëm dy gola të pësuar, dhe të dy nga pika e penalltisë.
Përgatiti: Emiljano Kociu
Marrë nga "Orient de Lejour"