Real-Bekam, marrëveshja e re shumë afër

David Bekam do të firmosë brenda 3 javësh rinovimin e kontratës me Realin e Madridit. Lajmi jepet nga vetë presidenti i "merengues", Ramon Kalderon. "Kontrata e Bekam do të rinovohet brenda 15-20 ditësh, pasi skuadra dhe trajneri Fabio Kapelo është i kënaqur me të", - deklaroi Kalderon në faqën zyrtare të Realit. Gjatë ditëve të kaluara numri 1 i "Shtëpisë së Bardhë" kishte pohuar se dëshironte qëe mesfushori anglze të ripërtërinte kontratën edhe për dy vjet të tjera. Kontrata aktuale e Bekam skadon në fund të sezonit 2006-2007.