Cakrri kercenon publikisht veteflijim, pergatitet transferimi
Tirane- Petrit Cakrri, ka kercenuar publikisht se do te kryeje nje akt veteflijimi ne rast se nuk lirohet nga burgu. Paralelisht me deklaraten e Cakrrit, i arrestuar pas refuzimit per t'u kthyer ne qeli ne mbarim te lejes 5 ditore, pritet te transferohet serish ne burgun e Shen Kollit. Burime nga burgu 302 ku ndodhet aktualisht i denuari, sqaruan dje per gazeten "KJ", se i denuari ka telefonuar nga kabina ne sektorin ku ai ndodhet, duke shpjeguar se do te kryente nje veteflijim. "I denuari ka te drejte te telefonoje ke te deshiroje, ne ruajme privatesine e tij gjate bisedes, nuk kemi marre asnje mase deri tani, gjendja eshte shume normale", kane theksuar burimet. Ndersa mesohet se paralelisht me apelin e bere nga ana e Cakrrit, Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ka derguar nje shkrese, ku kerkon transferimin e tij serish ne burgun e Shen Kollit. Gjate telefonates publike te kryer nga paraburgimi 302, Cakrri bente apel duke theksuar se "une e kam mbaruar denimin, po me mbanin ne burg kot. Dua te lirohem, burgimi im eshte i padrejte, ose perndryshe do te veteflijohem". Me tej ne telefonaten e tij, i riarrestuari shprehet se ndenji per disa muaj jashte Shqiperise dhe u kthye per te rregulluar punet me drejtesine dy dite para arrestimit. Madje, sipas tij, kishte pasur kontakte te shpeshta me familjaret e tij per te rregulluar problemet qe ka me drejtesine dhe per kete arsye, vendosi te rikthehej ne atdhe.
Petrit Cakrri, eshte denuar me 6 vjet burg per vjedhje dhe i ridenuar, ne kushtet e burgut me 6 vjet burg per mashtrimin e shokut te qelise. Ky i denuar u arrestua kater dite me pare, ne nje lokal prane qendres se kryeqytetit. Ai ka qene duke pire kafe me nje mik te tijin, nderkohe qe i jane vene prangat nga blute e kryeqytetit, te cilet e kishin ate ne survejim.
"Efektivin e kemi derguar ne spital pas ngjarjes"
Tre deshmitare kane deklaruar dje, ne procesin gjyqesor ne ngarkim te Ilir Pajes. "Kam qene duke shkuar tek mami, qe eshte shitese ambulante afer farmacise nr 10. Kur kam arritur, kam pare nje aksident. Nje person ishte i shtrire prane nje makine "Fiat Punto", si dhe nje tjeter poshte makines me gjithe motor. Qe te dy i kam hipur ne makina private, dhe i kam nisur per ne spital", ka deklaruar deshmitari Arjan Seferi. Efektivi i policise te Komisariatit Nr.4, Ali Hyka ka shpjeguar se kur eshte vene ne dijeni ne radio, ka shkuar ne vendngjarje, ku kishte pare qe te plagosurit ishin futur ne automjete private. Deshmitari ka shpjeguar, se ka urdheruar shoferin qe t'i shoqeronte per ne spital. Kolegu i Hykes, Evlat Hakani ka sqaruar para gjykates se, ai kishte shoqeruar ne spital te plagosurit, edhe kishte qendruar mbrapa deres, si roje.