Rrufeja vret 40-vjecaren ne are, shpeton e bija
BERAT- Perpjekja per te punuar ne are me qellim sigurimin e mbijeteses se familjes, eshte kthyer ne tragjedi per nje familje ne Berat. Rrufeja ka goditur per vdekje Floresha Qorrin, ndersa ka shpetuar per fat te mire, vajza e saj e mitur. Ngjarja ka ndodhur diten e diel, rreth ores 16:00 dhe me gjithe ndihmen e dhene, 40-vjecarja nuk ka shpetuar pasi goditja ishte fatale. Mjeket thane se e ndjera kishte djegie te shumta ne trup, te shkaktuara nga rryma e rrufese.
E transferuar prej disa vitesh ne qytetin e Beratit, familja administronte pronat e saj ne fshatin Zhitom i Vogel, lagjja Gumen. Here pas here cifti udhetonte per kilometra te tera, per te punuar tokat e mirembajtur fruti-kulturen. Pikerisht mengjesin e se dieles, Floresha Qorri, se bashku me vajzen 14-vjecare ka shkuar ne fshat ku ka edhe shtepite e vjetra. Gjate gjithe dites ka punuar ne ara me te bijen per te mbjell dhe prashitur. Por rreth ores 16:00 ka nisur edhe shiu i rrembyeshem. Per te mos u lagur, nene e bije jane strehuar nen nje peme aty prane. Pikerisht ne keto caste, nje vetetime mesohet te kete goditur gruan dhe te mituren. Ndersa vajzen shkarkesa atmosferike e ka hedhur disa metra larg, fatmiresisht pa i shkaktuar vec tronditjes psikologjike, nena e saj ka humbur jeten duke u karbonizuar ne cast.
Vajza e tmerruar nga skena, ka vrapuar per te njoftuar banoret e tjere te zones dhe me pas eshte lajmeruar policia dhe spitali. Megjithese e mitura eshte perpjekur qe t'i jape ndihme, djegiet ne trup kane qene te shkalles se trete dhe me pasoja fatale. Transporti eshte kryer me makina te rastit deri ne qytet, pasi vendngjarja ka qene rreth 30 km ne largesi. Trupi i pajete i 40-vjecares mberriti me pas ne morgun e spitalit te Beratit, ku mjeket konstatuan vdekjen nga shkarkesa atmosferike. Ky eshte rasti i pare i vdekjes, si pasoje e rrufeve te renda per kete vit ne Qarkun e Beratit.
Precedentet
Floresha Qorri, eshte gruaja e dyte brenda dy viteve te fundit qe bie viktime e rrufeve ne vend dhe personi i trete, duke perfshire edhe nje 45-vjecar nga fshati Bardhaj i Shkodres, qe u godit dy jave me pare ndersa kthehej per ne fshat. Ne qytetin e Korces, me 25 maj te vitit 2007, Antoneta Bushi, nga fshati Orman i Korces, humbi jeten ndersa punonte ne are.
E. Hazizolli