Shtyhet procesi per divorcin e Mules-Cako
Gjykata e Tiranes ka shtyre per te dyten here padine e sopranos Inva Mula, per divorcin e saj nga bashkeshorti Pirro Cako. Seanca e djeshme ishte parashikuar te zhvillohej ne oren 13:30, ku edhe do te pyeteshin te dyja palet per nje ribashkim te tyre, apo jo. Por mesohet se ne duart e gjyqtares se ceshtjes Elona Gjoka ka mberritur nenshkrimi i fletethirrjes, e cila ishte firmosur nga fqinja e kengetarit Pirro Cako. Kjo e fundit ne nenshkrimin e saj, deklaronte se do ta njoftonte ate per procesin. Burime nga Gjykata e Tiranes kane shpjeguar se procesi eshte shtyre per arsye se pala e paditur, nuk kishte marre dijeni ne kohe per seancen e djeshme. Ne seancen e djeshme ka qene i pranishem serish, avokati i sopranos Inva Mula, Sokol Como.