Elbasan/ Aksion kunder shperndaresve, kapen dy te rinj
Antidroga ka vene ne pranga dy te rinj, pasi jane kapur me sasi droge te dyshuar si heroine dhe kanabis. Nje 16-vjecar eshte kapur ne shkallet e nje pallati ne lagjen "Beqir Dardha", teksa dyshohej se po shperndante droge. Ne momentin qe eshte zene ne befasi, i mituri ka hedhur nje pako te mbeshtjelle me plasmas, ku ndodhej nje sasi prej 75 grame, e dyshuar si heroine. Nderkohe nje 26-vjecar eshte vene ne pranga dy ore me pas ne lagjen "Emin Matraxhiu" te qytetit te Elbasanit, i denuar me pare per kultivim te lendeve narkotike. Pasi eshte kontrolluar nga agjentet, ne trup i jane gjetur dy qese me 5 gr. kanabis sativa.
F. S.
F. S.