Caktimi i vendit të numërimit në njësinë 9, debate në KQZ
TIRANË- Caktimi i vendeve të numërimit të votave në njësinë bashkiake nr.9 në kryeqytet ka shkaktuar debate në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Përfaqësuesit e majtë e kanë caktuar të drejtë vendimin e kreut të njësisë nr.9 për ndryshimin e vendit të numërimit të votave, nga ambiente private në publike, por për anëtarët e djathtë vendet e caktuara janë jashtë zonës së votimit. Por ajo që të majtët e kanë cilësuar shkelje të ligjit nga KQZ-ja është se nuk ka kompetenca të ndërhyjë në vendimmarrjet e pushtetit vendor.
“Që KQZ të ndryshojë vendimin e pushtetit vendor për vendndodhjen e qendrave të votimit kjo është një tejkalim kompetence i KQZ-së. Për analogji të kësaj kompetence të përgjithshme për procesin zgjedhor. I takon që në një rast, në një fushatë elektorale të ndodhi një sherr apo një grindje, që është i nevojshëm të jetë institucioni i policisë dhe nuk e ushtron këtë kompetencë, të marrë një vendim KQZ-ja dhe të urdhërojë forcat e policisë të shkojnë në vendngjarje, ne nuk e bëjmë këtë”
Pra për muaj të tërë zgjedhësit kanë ditur që do shkojnë të votojnë atje ku kishin votuar edhe në zgjedhjet e mëparshme. Dhe vetëm tani kaq afër ditës së zgjedhjeve bëhet një ndryshim ekstrem i qendrës së votimit. Nuk mund të mos marrim parasysh që në këto qendra votimi rezultatet në zgjedhjet e kaluara janë për subjektin konkurrues të këtij kandidati. Të gjitha këto na bëjnë që të mendojmë se jemi përpara një lodre politike për interesa të garimit në fushatë elektorale
Pas orëve të tëra debatesh, KQZ-ja vetëm me votat e të djathtëve hedh poshtë vendimin e kreut të njësisë nr.9, duke lënë në fuqi për vend numërimi të votave dy qendrat që janë përdoruar edhe në zgjedhjet e 2009-ës. Gjithashtu KQZ-ja ka vendosur edhe një gjobë prej 3 mijë lekësh të reja për kreun e kësaj njësie për shkele të ligjit.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)