Malësi e Madhe, parandalohet një vrasje, pranga 38-vjeçarit

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore në Shkodër, është bërë e mundur parandali i një vrasje dhe arrestimi i autorit.
Falë veprimeve të mirëorganizuara dhe ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Drejtorisë së Policisë Qarku Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë M. Madhe, është bërë e mundur parandalimi i një vrasjeje si dhe kapja e shtetasit Durim Laçaj, 38 vjeç.
Kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri të afërmin e tij, shtetasin Q. Laçaj, 50 vjeç, banues në po këtë fshat. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti për motive pronësie, mes 38 vjeçarit dhe të afërmit të tij.
Në momentin e kapjes së autorit të ngjarjes iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e proves materiale 2 armë zjarri pistoleta, me nga një krëhër me 8 fishëkë secila.