E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi kthen ligjin për akcizën: S'e dekretoj bie ndesh me MSA

TIRANE-Presidenti Bamir Topi ka rikthyer për shyqrtim në Kuvend ligjin në ligjin nr. 8976, datë 12.12.2002 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”.

Presidenca në një njoftim për shtyp sqaron arsyet e kthimit të ligjit duke theksuar si kryesore, faktin se ky ligj bie ndesh me ratifikimin e MSA, pasi ndyrshon tarifat para hyrjes në fuqi të MSA. Sipas Presidencës kështu prishet parimi I një sistemi ekonomik.
“Kuvendi i Shqipërisë, më datë 23 mars ka miratuar ligjin nr. 10 404, datë 24.03.2011 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8976, datë 12.12.2002 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Në mbështetje të nenit 85, paragrafi 1 të Kushtetutës, më lejoni t’iu bëj me dije se kam vendosur të mos e shpall, por, ta kthej edhe një herë për rishqyrtim në Kuvend”.

Më tej Presidenti thekson arsyen që e detyroi të most a dekretojë këtë ligj por, ta rikthejë në Kuvend. “Arsyeja, për të cilën nuk e dekretova këtë ligj, lidhet kryesisht me ndryshimin dhe shtesat që i bëhen nenit 24 të ligjit ekzistues “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe shtojcës bashkëlidhur këtij ligji”.

“Ky rregullim, sipas vlerësimit tim, bie ndesh me ligji nr. 9590, datë 27.7.2006 “Për ratifikimin e “Marrëveshjes së Stabilizim - Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Europiane e shteteve të tyre anëtare”. Konkretisht, neni 33 i Marrëveshjes së Stabilizim - Asociimit ndër të tjera parashikon se “që nga data e hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje, nuk vendosen detyrime doganore të reja për importet ose eksportet, ose tarifa të reja me efekt të njëjtë me to, dhe nuk rriten as ato që zbatohen tashmë në tregtinë ndërmjet Komunitetit dhe Shqipërisë”.

Presidenti thekson se në vetvete ky ligj ndryshon tarifat e përcaktuara para hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit, marrëveshje e cila në hierarkinë e normave ligjore vjen pas Kushtetutës.

“Sipas gjykimit tim, vendosja e këtij rregullimi të ri ligjor, prish parimin e një sistemi ekonomik të bazuar në ekonominë e tregut, sanksionuar kjo dhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe passjell një trajtim diskriminues për prodhuesit vendas. Me ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim - Asociimit, vendi ynë ka marrë përsipër jo vetëm angazhimin për rritjen e lirive politike e ekonomike që janë bazat themelore të kësaj marrëveshjeje, por edhe angazhimin ndaj parimeve të ekonomisë së tregut të lire”.

Më tej Presidenti u sqaron deputetëve se sipas vlerësimit të tij ndryshimet e shpejta në ligjin e paraqitur për shpallje, vijnë si pasojë e hyrjes në fuqi të kontratës së koncesionit, për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale, kontratë e cila thotë Presidenti kërkon implementimit e disa ndryshimeve të kuadrit ligjor ekzistues, brenda një afati shumë të shkurtër kohor, përfshirë këtu edhe ligjin për akcizat.
“Ndryshimet e shpejta, përveçse nuk sjellin pritshmërinë e dëshirueshme, mund të shkaktojnë një efekt tërësisht të kundërt”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›