E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet një banesë Fushë Krujë

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme në një fshat të Fushë Krujës.

Ngjarja ka ndodhur në mesnatën e mbrëmshme në një banesë në fshatin Mazhe e madhe, ku tre persona të armatosur dhe njëkohësisht të armatosur kanë hyrë më dhunë në një banesë, duke grabitur një shumë të konsiderueshme parash dhe objekte me vlerë.

Personat ende të paidentifikuar kanë mundur të grabisin 3 milion lekësh të vjetra, disa bizhu, si dhe një çifte që mbante i zoti i shtëpisë.
 

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, për të kryer hetimet përkatëse dhe për të bërë të mundur identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje.
 
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›