Caktohen kompanitëkonsulente për privatizimin e PTK
TIRANE-Ministria e Ekonomisë dhe Financave e Kosovës ka nënshkruar dje kontratën me kompaninë "Hunton and Williams LLP", në partneritet me "Castilia Strategic Advisors" dhe "David Ross Group", për ofrimin e shërbimeve këshillimore strategjike, për procesin e privatizimit të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës. Kompanitë janë me përvojë dhe të njohura në botë në ofrimin e shërbimeve strategjike dhe këshillimore për sektorin e telekomunikacionit e më gjerë. "Krahas angazhimit të Këshilltarit të Transaksionit, angazhimi i Këshilltarit Strategjik, në këtë fazë të projektit, është bërë me qëllim të përmbylljes me sukses të procesit të privatizimit të aksioneve të PTK-së dhe është në përputhje me praktikat e standardet më të mira ndërkombëtare", thuhet në një komunikatë të MEF.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)