Caktohet niveli baze te te ardhures nga papunesia
Këshilli i Ministrave miratoi sot nivelin bazë të të ardhurës nga papunësia, qe sipas vendimit, është 6 850 lekë në muaj.
Vendimi është në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 54, të ligjit nr.7703, datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e shtetit të vitit 2011”, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
Sipas vendimit, efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e parashikuara në buxhetin e vitit 2011, miratuar për Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, në grupin 25, titull 10550, kap. 1, art. 606, “Transferta të buxhetit familjar dhe invalidët” (E ardhura nga papunësia).
Ndërkohë, vendimi nr.697, datë 18.8.2010, i Këshillit të Ministrave, “Për caktimin e nivelit bazë të së ardhurës nga papunësia”, shfuqizohet.