E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me shume kredi. Bankat japin per patundshmeri

Bankat kanë nisur të japin më shumë kredi për bizneset apo personat që investojnë në pasuri të paluajtshme. Të dhënat vijnë nga operatorët në këtë treg, të cilët thonë se pas një periudhe frenimi ka nisur ridhënia e kredive.

Gentian Filaj, nga "Alfa Information" thotë se dhe bankat janë shumë të interesuara të financojnë në pasuri të paluajstshmë dhe kemi shumë banka që na nxisin në këtë drejtim".

Për Albanian Screen, agjentët imobiliarë shpjegojnë dhe lëvizjet e çmimeve dhe qerave të apartamenteve gjatë këtij viti.

"Çmimet  në 2 vitet e fundit kanë ruajtur stabilitet e nuk kanë ndryshuar. Kështu zona e bllokut dhe  qendra fillon nga 1200 e shkon deri në 2 mijë euro për metër katror, përreth Unazës së vogël nga 900 në 1200 euro, e në periferi, te Unaza e Re apo dhe Komuna Dajt  çmimet fillojnë nga 400 euro e shkojnë deri në 600 euro për metër katror" thotë Filaj   

Kërkesa më e madhe për apartamente të reja gjatë dy viteve të fundit për Tiranën ka qenë në zonat periferike, si ajo e Yzberishtit, Kasharit dhe Dajtit, ku dhe ka pasur ndërtime masive të pallateve.

Flori Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›