E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhoma e Ulet e Kongresit amerikan voton pro marreveshjes per te shmangur thellimin e borxhit

Ligjvenesit amerikane te cilet jane pjese e Dhomes se Ulet ne Kongresin e SHBA-se aprovuan nje marreveshje ne oret e vona mbremjen e se henes 01.08.2011 per te ngritur kufirin e borxhit federal ne nje seance maratone qe zgjati 11 ore u votua per te shmangur krizen. Dhoma e Perfaqesuesve kaloi kompromisin e diskutueshem me 269 vota pro dhe 161 kunder edhe pse duhet qe OK perfundimtar ta jape senati amerikan.

Demokratet madje ishin te ndare edhe ne qendrimin e tyre per faturen duke u ndare ne 95 pro dhe 95 kunder ndersa 174 Republikanet votuan pro masave financiare kundrejt 66 qe dolen kunder.

Bildunterschrift

Dy hapa per te ngritur tavanin e borxhit

Kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve John Boehner nje Republikan tha se ky rezultat justifikon muaj te tere negociatash. Procesi eshte ne rrugen e duhur. Ndoshta nuk eshte shume adapt por po funksionon tha ai per CNN.

Liderja e Demokrateve Nancy Pelosi shfaqi pakenaqesite e saj per votimin por serish ishte e dyzuar ne mendim Nuk jam e kenaqur me kete marreveshje por duhet te mendojme se cfare do te ndodhte nese ne do te kalonim ne krize tha Pelosi.

Moment i rralle uniteti

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti demokrat Barack Obama dhe republikani John Bpehner president i dhomes se perfaqesuesve

Nje deshtim i planit te masave nga ana e SHBA-se mund te coje ne renien e nivelit te Dollarit amerikan dhe rritjen e normave te interesit dhe kjo nenkupton qe Uashingtoni duhet te paguaje qe te marre hua dhe te kete kredi. Marreveshja e aprovuar nga Dhoma e Perfaqesuesve e ngre kufirin e borxhit me 2.4 trilione dollare nga 14.3 trilione qe eshte aktualisht duke bere qe te kursehen te pakten 2.1 trilione dollare ne 10 vjet.

Ne nje moment te rralle kur shihet uniteti ne te gjithe sallen e Dhomes se Perfaqesuesve delegatet duartrokiten ne momentin kur hyri ligjvenesja demokrate Gabrielle Giffords. Ajo u rikthye per here te pare ne Dhomen e Perfaqesueve qe prej incidentit ne janar kur u qellua me plumb ne koke ne shtepine e saj ne Arizona.

Autor Richard Connor /Aurel Borici

Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›