Calciopoli tension ne gjyq ndermjet Baldinit dhe Moxhit
Gjyqi per Calciopoli-n ka nisur menjehere me debate. Gjate dites se djeshme ne Gjykaten e Napolit jane paraqitur presidenti i Federates Italiane FIGC Xhankarlo Abete ish-disenjatori i arbitrave ne Serine A Pierluixhi Kolina qe tashme punon per UEFA-n por mbi te gjitha ish-drejtori sportiv i Romes Franko Baldini. Ky i fundit njihet si armiku historik i Luciano Moxhit. Paraditja ka kaluar pa zhurme dhe pa deklarata te bujshme Abete nuk tregon asgje me vlere ndersa Kolina thekson se kurre nuk jam vene nen presion per te ndikuar ne rezultatin e ndeshjeve. Por gjithcka ndryshoi kur Baldini qe aktualisht punon si menaxher i pergjithshem i perfaqesueses angleze ka akuzuar Big Lucianon. Moxhi eshte nje njeri pa cilesi ishte fraza qe hapi polemiken. Gjyqtarja Tereza Kasoria i kerkoi deshmitarit te ruante qetesine ndersa avokati Paolo Trofino ka frenuar Moxhin i cili u ngrit menjehere ne kembe. Procesi per skandalin qe tronditi futbollin italian ne vitin 2006 eshte ndezur rreth deshmise se Baldinit i cili e ka vene theksin te konfliktet e tij te meparshme me Moxhin duke nenvijezuar se ky i fundit e ka kercenuar. Replika e Big Lucianos ishte Do ta padis.