E Shtunë, 31 Tetor 2026

Calderon: Mourinho i plotëfuqishëm te Reali

Jose Mourinho është i plotëfuqishëm te Real Madridi falë presidentit Florentino Perez dhe kjo sipas ish-presidentit Ramon Calderon, mund ta shpjerë Realin drejt katastrofës.

“Nuk është se Real Madridi, por presidenti ia ka dhënë fuqinë Mourinhos. Mourinho është pronari i klubit. As drejtori nuk mund të hyjë në zyren e Mourinhos, sepse ai e mban atë të mbyllur. Është e pamundur që të ketë fund të mirë kjo punë. Këto gjëra ishin të pamundura për t`u menduar gjatë kohës time si president”.

“Tifozët po mbajnë pasojat. Klubi u ka dhënë atyre një trajner që mjaft mirë e di se çfarë klub është ky dhe tani po paguajmë çmimin. Gjëja më e keqe është se pasojat nuk i paguajnë trajnerët, por tifozët”.

“Reali është klub i madh që kurrë nuk u ankua për referim, konferenca e Mourinhos ishte e turpshme. Me gjithë respektin jo vetëm për ndeshjen, pasi kuptohet që kishte tensione, është keq të flitet për Unicefin dhe referimin” deklaroi Calderon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›