Xhemajli mbetet në Parmë

Nga Express më 29 prill 2011 në ora 21:33
Mesfushori i Parmës, Blerim Xhemajli ka bërë të ditur se nuk mendon të largohet nga klubi, ndërsa shprehet optimist se skuadra mund të sigurojë mbijetesën në Serie A, këtë sezon.
“Ndihem shumë mirë në Parmë, për mua është vendi më i mirë në botë për mënyrën si jetohet dhe ushqehet. Në fillim kur erdha, mendoja se kisha gabuar, por tani nuk dua të largohem”, tha Xhemajli për Goal.com.
Sa i përket luftës për mbijetesë, katër xhiro para përfundimit të kampionatit, ai shtoi: “Mendojmë të shpëtojmë, i kemi të gjitha mundësitë për ta arritur”.