Kosovë, Pieter Feithit i përfundon sot mandati

Pieter Feith-it, i përfundon sot mandati si Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë. Mediat në Holandë, vendi prej nga vjen Feith e kanë kritikuar Brukselin për përfundimin e mandatit të tij pa e gjetur më parë zëvendësuesi duke e cilësuar si "politikë të dobët dhe jo efikase" e Baroneshës Catherine Ashton.
Sipas tyre, largimi i Feithit pa pasur një zëvendësues është një tjetër dështim i diplomacisë së Brukselit në Kosovë, në një kohë kur roli i Shteteve të Bashkuara në Kosovë sa vjen e bëhet më i fuqishëm.
Zëdhënsja e Ashton, Maja Kojijancic ka bërë të ditur se konsultimet për zëvendësin e Feith po vazhdojnë. Praktikisht BE-ja nga dita e sotme nuk ka Përfaqësues Spcial të saj, ndërsa Zyra Civile Ndërkombëtare, ICO ku bën pjesë edhe SHBA do të mbetet ende aktive. Megjithatë ai do të vazhdoj ta ushtroj detyrën e Shefit të ICO-së në Kosovë. 66 vjeçari Faith e mori detyrën në nëntor të vitit 2009. Ai njihej si "njeriu me dy kapele".