Dua të mbetem në City

Nga Express më 29 prill 2011 në ora 16:28
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka theksuar se dëshiron të mbetet në detyrë pavarësisht spekulimeve se mund të merr drejtimin e Juventusit gjatë verës. Strategu italian është përmendur si kandidat për pasardhës të Gigi Del Nerit i cili pritet të largohet në fund të këtij sezoni. Por, Mancini ka theksuar se synon të mbetet në Eastlands. “Është normale që në Itali e Angli të qarkullojnë spekulime të tilla por nuk janë të vërteta. Nëse varet prej meje, dua të mbetem këtu”, tha Mancini gjatë një konference për shtyp.