E Shtunë, 31 Tetor 2026

Calderon jep dorëheqje nga Real Madridi

Presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, ka dhënë dorëheqje para bordit të klubit mëngjesin e të premtes. Calderon është larguar nga posti i tij si pasoje e skandalit të fundit, ku ishte njoftuar se ai ishte zgjedhur president duke mashtruar me votimin ku kanë marrë pjesë disa jo-anëtarë të Asamblesë së klubit. Vendin e tij do ta zë zëvendëspresidenti aktual, Vicente Boluda, ndërsa zgjedhjet për presidentin e ri do të planifikohen në të ardhmen, por sipas të gjitha gjasave nuk do të mbahen deri në fund të sezonit.Skandali ku u përfshi Ramon Kalderon u zbulua nga e përditshmja iberike Marca e cila e akuzoi tashmë ish presidentin e Realit për mashtrim të votave në asamblenë e 7 dhjetorit.Pas publikimit të këtij skandali Kalderon ka deklaruar se nuk do ta jepte dorëheqjen por mesa duket numri një I galaktikëve nuk ka rezistuar dot ndaj akuzave dhe është dorëhequr zyrtarisht.Zgjedhjet e reja për president në klubin Kampion Spanje do të mbahen në vitin 2010 ku pritet të kandidojë ish presidenti Florentino Perez I cili do që të rikthehet sërish në krye të klubit me të cilin fitoi shumë trofe.Dorëheqja është bërë zyrtare dhe drejtimin e klubit deri në zgjedhjet e reja do ta marri Vicente Boluda.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›